Aktualitet

Të pasurit e infektuar me Covid u kuruan jashtë vendit! 20 pacientë janë larguar nga Rinasi me 'charter'

Të pasurit e infektuar me Covid u kuruan jashtë vendit! 20

Në disa raste është raportuar se persona me mundësi ekonomike, që janë prekur nga Covid, kanë zgjedhur që të trajtohen jashtë vendit. Një prej tyre ishte edhe rasti i biznesmenes Vilma Nushi, e cila teksa kurohej në një spital në Turqi, shkroi një letër drejtuar atyre që uronin të mos e fitonte betejën me virusin.

Por ajo nuk është e vetmja që ka zgjedhur që t’ia dalë mbanë duke u kuruar në spitalet jashtë vendit, në Turqi apo Itali, për mjekim më të specializuar.

Sipas ‘Report Tv’ janë të paktën 20 persona që janë larguar nga Rinasi me charter të dedikuar në harkun kohor prej 3 muajsh, teksa sipas zyrtarëve aplikime ka çdo ditë. Ato i kanë besuar më tepër eksperiencës së Turqisë, por edhe të Italisë. Para udhëtimit charter-i dezinfektohet, ndërsa pacienti shoqërohet me një staf mjekësor prej dy personash bashkë me pajisjet përkatëse.

Të pasurit e infektuar me Covid u kuruan jashtë vendit! 20

Një nga arsyet e kurimit jashtë vendit është domosdoshmëria për t’u trajtuar me aparaturën e quajtur ECMO, e cila fut oksigjen direkt në gjak dhe nxjerr dioksidin e karbonit, për të cilën nuk ka informacion nëse ndodhet në spitalet Covid dhe nëse po, sa të tillë gjenden.

Çfarë është aparatura ECMO?

Të pasurit e infektuar me Covid u kuruan jashtë vendit! 20

ECMO është një trajtim që përdor një pompë për të qarkulluar gjak përmes një mushkërie artificiale. ECMO funksionon duke hequr gjakun nga trupi i personit, duke hequr artificialisht dioksidin e karbonit dhe duke mbushur me oksigjen qelizat e kuqe të gjakut. Qëllimi i ECMO është të sigurojë oksigjen të mjaftueshëm duke i dhënë kohë mushkërisë dhe zemrës të pushojnë ose shërohen, për personat që këto dy organe nuk janë në gjendje të sigurojnë një sasi të mjaftueshme të shkëmbimit të oksigjenit ose perfuzionit për të mbajtur jetën.

Të pasurit e infektuar me Covid u kuruan jashtë vendit! 20

Përpara Covid-it, kjo aparaturë përdorej pas një bypass-i kardiopulmonar, ose në trajtimin e dëmtimit të zemrës apo mushkërisë, por edhe si një trajtim për atak kardiak.

Të pasurit e infektuar me Covid u kuruan jashtë vendit! 20

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 110 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve të intubuar.

Lexo më shumë: