Të regjistrohen armët e gjahut që nga 93-shi! Arsyeja e planit të masave nga policia

E Martë 23 Shkurt 2021, 10:16
TiranaPost
Të gjitha armët e gjahut do të regjistrohen. Ky është një plan masash i ndërmarrë nga policia e shtetit. Sipas një dokumenti të publikuar në mediat televizive, kërkohet që të identifikohen të gjithë shtetasit të cilët janë pajisur me armë gjahu që nga viti 1993 e tutje.
Kjo kërkesë vjen pasi shumë prej personave që posedojnë një armë të tillë, kanë ndryshuar vendbanimin e tyre dhe janë larguar jashtë kufijve shqiptarë.
Policia njofton se armët e gjahut duhet që të regjistrohen në regjistrin elektronik SIMA.
*Tiranapost.al.