Aktualitet

Të rinjtë po neglizhojnë simptomat e koronavirusit: Tregoni që të mos jetë vonë!

Të rinjtë po neglizhojnë simptomat e koronavirusit: Tregoni

Të rinjtë neglizhojnë simptomat e para të koronavirusit dhe duke mos marrë trajtimin e nevojshëm rrezikojnë. Këtë shqetësim ngriti mjekja e njohur Silvana Bala e cila kërkoi që çdo simptomë e dyshimtë që përjetojnë të rinjtë dhe çdo gripmoshë tjetër të marrë në telefonu rgjencën ose mjekun e familjes, që të mos merret trajtimi me vonesë, apo në raste më të rënda shtrimi në spital.

Teksa foli për situatën në spitalin COVID-2 ku punon, mjekja apeloi edhe për mbajtjen e maskës.

'Ka të rinj që kanë neglizhuar, duke sëndruar në shtëpi me simptoma. Simptoma e parë temperaturë, të dalura të shpeshta jashtë, probleme gastrointestinale, dhimbje kraharori, mungesë frymëmarrje pra çdo simptomë e dyshimtë duhet të kontaktoni menjëherë mjekun që i prekuri të mos vijë me vonesë për trajtimin kur është e nevojshme. Mbrojeni veten sepse duke mbrojtur veten mbroni dhe të tjerët. Mbani maskën, reduktohet rrezku me 70 %. Unë shikoj se çfarë bëhet me këtë sëmundje tek prindërit tanë'.

E pyetur se sa të shtruar të rinj janë në spitalin Covid2, mjekja tha se nuk janë shumë të rinj:

'10 ose më pak, janë nga 25 deri në 40 vjeç. Ke mosha të kaluara që luftojnë me jetën për ta fituar atë'.