Aktualitet

Të sëmurë me Covid s'kërkojnë ndihmë dhe test, por rrinë në shtëpi se s'besojnë te vaksina e virusi

Doktor Skënder Brataj thotë se situata aktuale me Covid në vend është kritike, jo për shkak të të infektuarve por për shkak të lajmeve të rreme, dezinformimit nga rrjetet sociale apo këshillat nga persona jo profesionistë që po ndikojnë tek qytetarët e prekur nga Covid që të mos kërkojnë ndihmë mjekësore dhe të tjerë të mos vaksinohen. Doktor Brataj tha për Top Channel se ka persona të prekur nga Covid që vazhdojnë të rrinë në shtëpi duke mos kërkuar ndihmë mjekësore sepse besojnë apo kanë dëgjuar se virusi nuk ekziston dhe se vaksina nuk shpëton.

Të sëmurë me Covid s'kërkojnë ndihmë dhe

Skënder Brataj: Është një moment shumë kritik i pandemisë nga informacioni i shumtë që vjen nga gjithë anët, por sidomos interpretimit. Por të kesh një bilanc të tillë me 115 vizita vetëm Covid dhe 1984 telefonata është sic i kishim kur kishim 4-5 pacientë. Kjo do të thotë se dezinformimi është i demshëm në popullatë. Ka njerëz në shtëpi të sëmurë, që nuk kërkojnë ndihmë, as tampone se po del fakti që virusi nuk ekziston dhe vaksina nuk shpëton.

Po rastet me humbjet e jetës me dy dozat e vaksinës? Doktor Brataj e thekson se vaksina të mbron mbi masën 70 %, por humbje jete mund të ndodhin.

Brataj: Vaksina nuk të mbron 100 % nuk do të thotë se po bëre vaksinën nuk do infektohesh dhe nuk mund të humbasësh jetën. Vaksina të mbron mbi masën 70 % sidomos për fashat në rrezik që i kemi përmendur. Fakti që tani ka më shumë mosha të reja të prekura, ështe sepse janë moshat më të pavaksinuara, dhe kjo shton numrin e tyre edhe në spitale.

Kfreu i Urgjencës Kombëtare u bën thirrje qytetarëve që të informohen sa më shumë, por duke ndjekur institucionet shëndetësore ndërkombëtare që i shpërndajnë ato si dhe mjekët profesionistë.

*Tiranapost.al.