Aktualitet

Të shkarkuarit nga 'Vettingu' si bilanci i një lufte

Të shkarkuarit nga 'Vettingu' si bilanci i një lufte

Në një mbledhje të ditës së sotme me magjistratët, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi është shprehur se të dhënat nga Vetingu për gjyqtarët dhe prokurorët të raportuara, i ngjasojnë një bilanci lufte. Kreu i KLP-së gent Ibrahimi e ka fjalën për të shkarkuarit, të cilët i nënshtrohen Vettingut, të bazuar në tre kritere, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Mediat televizive citojnë Ibrahimin të ketë thënë:

“Që në ditën e parë të punës ju paguheni më shumë se Presidenti i Republikës, fakt shumë domethënës. Të dhënat nga Vettingu kur raportohet për drejtësinë i ngjason një bilanci lufte sa i takon të shkarkuarve”.

Në mbledhjen e sotme të pa transmetuar nga ekranet, mesohet të kenq qenë të pranishëm kryetarja e KLGJ Nureda LLagami, Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela si dhe përfaqësues nga misionet ndërkombëtare OPDAT dhe EURALIUS.