Aktualitet

Të shtëna me armë në drejtim të një makine te nënkalimi i Liqenit të Thatë, asnjë i lënduar

Të shtëna me armë në drejtim të një makine te

Paraditen e sotme pati të shtëna me armë zjarri në drejtim të një makine te nënkalimi i Liqenit të Thatë. Makina drejtohej nga Lulëzim Masha, administratori i shkollës private në Tiranë, Willson.

Të shtëna me armë në drejtim të një makine te
Lulëzim Masha, administratori i shkollës private Willson

63 vjeçari, nuk u prek nga plumbat dhe është shoqëruar në në komisariatin nr.1 për të dhënë dëshminë e tij.

Sipas mediave ai mësohet të ketë thënë që nuk ka konflikt të hapur me askënd. Masha raportohet të jetë shprehur që nuk e di se kush është pas sulmit, por atentatori ishte në këmbë me veshje sportive.

Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës për kapjen e autorit.