Aktualitet

Të shtëna me armë në Shijak, plagoset një 28 vjeçar

Të shtëna me armë në Shijak, plagoset një 28
Foto ilustruese

Një 28 vjeçar ka mbetur i plagosur pas disa të shtënave me armë zjarri. Ai është identifikuar me emrin Henri Isai. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45 në Shijak, pranë stadiumit.

28 vjeçari ka marrë plagë në këmbë. Ai është dërguar në spitalin rajonal të Durrësit dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta, por ashtu nuk është identifikuar akoma autori. Policia ka ngritur pika kontrolli që autori të mos arratiset.

Njoftimi paraprak nga policia:

Më datë 30.05.2020, rreth orës 20:45, në Shijak, tek stadiumi, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Henri Isai, 28 vjeç, banues në Koxhas, Shijak, i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Forca të shumta të Komisariatit të Policisë Shijak dhe të DVP Durrës po krehin zonën për kapjen e autorit .