Aktualitet

Të shtëna me armë pranë një hoteli në Durrës

Të shtëna me armë pranë një hoteli në Durrës
Fotoja ilustruese

Të shtëna me armë janë raportuar në lagjen numër 13 në Durrës, pranë një hoteli. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e të shtënave kur janë gjetur 5 gëzhoja të dalë nga arma. Ndërsa është njoftuar se autori që ka qëlluar është identifikuar me emrin Alvaro Strefi dhe po ndiqet për ta kapur.

Dyshimet janë se autori ka qëlluar me armë pas një konflikti me persona të tjerë. Deri më tani janë shoqëruar në polici disa persona për të zbardhur të plotë ngjarjen e orës 16:30 me motivet e konfliktit.