Aktualitet

Të shtëna me armë pranë stadiumit në Elbasan, një i plagosur

Të shtëna me armë pranë stadiumit në Elbasan, një

Të shtëna me armë zjarri, pranë stadiumit në qytetin e Elbasanit janë raportuar pak minuta më parë ku për pasojë ka mbetur një i plagosur. Sipas informacioneve paraprake është qëlluar drejt një makine të tipit Mazda, e cila ishte në lëvizje.

Personi apo personat e përfshirë që kanë qëlluar dyshohet se kanë dashur të vrasin drejtuesin e makinës. I plagosuri identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, është dërguar me urgjencë në spital. Atentatorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. 

Ervis Çausholli dyshohet të jetë personi në makinë i qëlluar dhe i mbetur i plagors, për të thuhet se ka pasur një konflikt me atentatorin. Çausholli, i njohur ndryshe edhe si “korçari” është një emër mjaft i njohur për policinë në Elbasan, pasi rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet.

*Tiranapost.l.