Të shtëna me armë tek ish Parku i Autobusëve: Plagoset 42 vjeçari pas një konflikti

E Mërkurë 13 Janar 2021, 09:56
TiranaPost
Të shtëna me armë janë raportuar pak minuta më parë në Tiranë, tek zona e ish Parkut të Autobusëve. Mediat raportojnë për një person të ish plagosur. Ai është një 42 vjeçar me inicialet S.L. Ai është plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.
Sipas të dhënave të para raportohet se ka pasur një konflikt mes dy pronarëve për një pallat të zonës. Policia e Tiranës është nisur në vendin e ngjarjes.
*Tiranapost.al.