Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë e Fier, policia jep detaje

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë e Fier, policia jep

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme te Ura e Mifolit, të cilat kanë shkaktuar panik tek banorët e zonës dhe policia e qarkut Fier dhe Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, ndërkohë që në policinë e Vlorës është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatrat e njësisë Novosele.

Sipas policisë breshëritë janë dëgjuar edhe në krahun e Fierit, në fshatrat e Ferrasit. Mësohet se patrullat e policisë po kontrollojnë zonën në Bishan dhe Poro por që nuk ka gjurme të armëve dhe sipas informacioneve të shtënat mund të kenë ardhur nga krahu i Fierit.

Patrulla janë ngritur edhe nga ana Fierit, por ata thonë se të shtënat mund të kenë ardhur nga ana tjetër e Vjosës.

Lumi Vjosë dhe konkretisht ura e Mifolit ndan dy qytetet, Fier dhe Vlorë. Edhe banorët e zonës bëjnë me dije se janë dëgjuar breshëri atomatiku, por që është e pa dallueshme nga kanë ardhur.