Aktualitet

Të shtëna me kallashnikov pranë Gjykatës në Elbasan! Ish-polici vret bashkëshorten

Të shtëna me kallashnikov pranë Gjykatës në Elbasan!

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë pranë Gjykatës së Elbasanit. Sipas raportimeve mediatike paraprake agresori ka qenë një ish-polic, 68-vjeçari Koço Buzo që ka plagosur për vdekje bashkëshorten.

Raportohet se çifti sapo kishte dalë nga procesi gjyqësor për divorcin, ku Buzo akuzohej për dhunë ndaj bashkëshortes Liljana. Sapo kanë dalë nga salla e gjyqit, Buzo ka qëlluar me breshëri me një armë Kallashnikov ndaj të shoqes dhe ka lënë të plagosur një avokat dhe një efektiv të policisë që ka qenë në vendngjarje.

Njoftohet se Policia ka arritur të arrestojë agresorin, ndërkohë që njoftohet se për fat të keq gruaja ka ndërruar jetë pak minuta më pas.

Tiranapost.al