Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri tek Pediatria, plagoset efektivi i policisë

Të shtëna me armë zjarri tek Pediatria, plagoset efektivi i

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të mërkurë tek Pediatria në Tiranë.

Nga sulmi me armë ka mbetur i plagosur efektivi i “Shqiponjave”, i cili është dërguar menjëherë drejt spitalit të Traumës

Mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bëhet me dije se autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Ndërsa Policia e Shtetit vijon kontrollin për personat në kërkim, një patrullë e repartit “Shqiponja” në ndjekje të një personi të dyshimtë është qëlluar nga ky person dhe për pasojë ka mbetur i plagosur punonjesi i policisë E.A. Punonjësi i Policisë është në sallën e operacionit ndërsa Policia është vënë në ndjekje të autorit”- njofton policia.