Aktualitet

Të shtunën liri-dalja do jetë deri në orën 21:00! Një sqarim për lokalet dhe bizneset e tjera

Të shtunën liri-dalja do jetë deri në orën 21:00!

Të shtunën liri-dalja do të jetë deri në orën 21:00, por do të lejohen po ashtu si fundjavat e kaluara të lëvizin vetëm dy grupe njerëzish: pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri 14 vjeç. Sqarimi vjen në një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila thotë se orari është shtyrë nga 17.30, në 21.00.

Nuk do të lejohen aktivitetet e biznesit, përveç farmacive dhe dyqanet ushqimore me pakicë, të cilat lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre ditën e shtunë, datë 23 maj 2020 deri në orën 21:00. Ndërsa ditën e diel te gjitha aktivitetet do të jenë të mbyllura.

Nuk do të lejohet lëvizja e makinave, ndërsa sa i takon lëvizjes së këmbësorëve, lejohet  lëvizja e pensionistëve, ditën e shtunë dhe ditën e diel, datë 23 dhe 24 maj 2020 deri në orën 10:00, të shoqëruar me jo më shumë së një person në krah.

Lejohet gjithashtu lëvizja e prindërve me fëmijëve deri në moshën 14 vjeç, ditën e shtunë dhe ditën e diel, datë 23 dhe 24 maj 2020, pas orës 11, të pashoqëruar me persona të tjerë në krah.