Aktualitet

Të sjellë ekipin negociator, Rama- grave të naftëtarëve të Ballshit: Dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju

Të sjellë ekipin negociator, Rama- grave të naftëtarëve

Gratë e naftëtarëve të Ballshit janë në ditën e 9-të të grevës. Ata kanë kërkuar sërish sot që kryeministri të dërgojë një ekip negociatorësh, për zgjidhjen e çështjes së pagave të prapambetura nga kompania që menaxhon rafinerinë e Ballshit, duke mos pranuar të dalin nga greva. Kryeministri Rama nga Twitteri përsërit edhe sot thirrjen që të ndalet greva dhe të ulen të diskutojnë për hallin e tyre: Dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë, shkruan Kryeministri Rama. 

Edi Rama: 

Unë jo vetëm nuk po hesht por po përsëris çdo ditë: Ndalni grevën dhe ulemi diskutojmë për hallin tuaj! Nuk ka negociata me presione e me ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur! E thjeshtë:Dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë.

Të sjellë ekipin negociator, Rama- grave të naftëtarëve

Gratë greviste thonë se nuk do tërhiqen nga kauza duke thënë: “Shteti është rregullator i vetëm. Këmbëngulja jonë vazhdon. Uzina ka sasi malli të konsiderueshme e të na paguajë shteti. Kryeministri të mos heshtë dhe të nisë grupin negociator". 

Një prej grave e cila mbrëmë u dërgua në spital për shkak të problemeve shëndetësore u rikthye mëngjesin e sotëm në grevë.