Të tjera kamera të grupeve kriminale zbulohen në Fier e Lushnje

Prej disa javësh Policia e Shtetit po vijon një aksion për ccmontimin e kamerave të vendsura nga grupe kriminale në disa qytete të vendit, me qëllim vëzhgimin e lëvizjeve të policisë.
Së fundmi aksioni u përqendrua në Fier dhe Lushnje ku Policia ka çmontuar dhe sekuestruar 20 kamera sigurie. 5 persona janë vënë nën hetim për kamerat e sekuestruara.
Deri tani, në kuadër të operacionit ‘Fije’, policia ka çmontuar 181 kamera në 5 qarqe: Shkodër, Durrës, Vlorë në Korçë dhe së fundmi në Fier.
Kamerat ishin të instaluara në shtylla elektrike, në zona që konsiderohen si shumë të frekuentuara nga qytetarët. Të gjitha kamerat e çmontuara dyshohet të jenë të lidhura me aparate celulare dhe komandimi i tyre të bëhet përmes internetit, edhe nga jashtë shtetit.