Aktualitet

Tejkaloi afatet! Zbardhet vendimi i KLGJ për shkarkimin e Dvoranit nga Gjykata e Lartë

Tejkaloi afatet! Zbardhet vendimi i KLGJ për shkarkimin e Dvoranit nga

Këshilli i Lartë Gjyqësor zbardhi vendimin e plotë për shkarkimin nga detyra të Ardian Dvoranit, si gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Në vendim thuhet se pasardhësi i Dvoranit tashmë është emëruar dhe qëndrimi i tij në detyrë nuk sjell funksionim më të mirë të kësaj gjykate. Pozicioni që mbante Dvorani është plotësuar me emërimin e tre juristëve të spikatur për një mandat 9-vjeçar.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor diskutoi në lidhje me atë nesër pasardhësi juaj është emëruar, duke konstatuar se tashmë ai është emëruar dhe ka filluar punë. Për këtë moment referuar procedurave të organizuara për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur duke qenë se plotësimi i pozicionit të lirë që ju mbanit është përfshirë në tre procedurat e para, finalizimi i tyre përmes emërimit dhe fillimit të detyrës se tre gjyqtarëve të rinj bën që pasardhësi juaj të konsiderohet i emëruar”, thuhet në vendim.

Në vendimin e KLGJ, ndër të tjera thuhet: “Për ju ka përfunduar mandati për të qëndruar në detyrë. Jeni emëruar në Gjykatën e Lartë më 17.02.2005. Mandati juaj ka mbaruar në mënyrë normale pas 9 vjetësh. Më 16.01.2014 Presidenti është njohur për përfundimin e mandatit tuaj, asnjë nga gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë nuk iu zëvendëson nominalisht”.