Aktualitet

Tek Infektivi nuk ka asnjë mjek apo infermier të prekur, mund të testohen edhe gazetarët

Tek Infektivi nuk ka asnjë mjek apo infermier të prekur, mund të

Në Urgjencën e Infektivit nuk ka persona të tjerë të infektuar, veç kreut Skënder Brataj. Lajmi bëhet i ditur nga zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ndërsa tha se edhe gazetarët që do konsiderohen si persona të ngushtë kontakti me Bratajn, do t'i nënshtrohet testimit.

"Për rastin e zotit Skënder Brataj është duke u zhvilluar një hetim epidemologjik i hollësishëm, edhe gazetarët nëse do të konsiderohen persona të ngushtë të kontaktit patjetër që do t'u bëhet. Por që të quhesh kontakt i ngushtë ka disa rregulla që janë përcaktuar nga hetimi epidemologjik. Deri më tani nuk ka persona të tjerë të infektuar në Infektiv", tha Rakacoli.