Aktualitet

Temperatura deri në -18 gradë në vend. Kur pritet kulmi i të ftohtit

Temperatura deri në -18 gradë në vend. Kur pritet kulmi i

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile me anë të një njoftimi në Facebook ka paralajmëruar qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të ndjekin të gjitha këshillat e shtabeve të emergjencave lidhur me uljen drastike të temperaturave që pritet në ditët në vijim në vend.

‘’Siç raportojnë edhe meteorologët, pritet që ditët në vazhdim temperaturat në Shqipëri të zbresin deri në -18 gradë Celsius në zona si Bulqiza apo Puka, ndërsa termometri në Tiranë pritet të zbresë deri në -8 gradë Celsius, afër zeros edhe në zonat bregdetare si Durrësi, ndërsa në Vlorë priten temperature deri në -1 gradë Celsius.

Kulmi i temperaturave të ulta pritet të jetë dita e hënë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha njësitë vendore.

Për të shmangur situata të rënda, ndiqni të gjitha këshillat e shtabeve të emergjencave në bashkitë e vendbanimit tuaj’’, thuhet në njoftimin e Agjensisë së Mbrojtjes Civile në Facebook.