Aktualitet

Temperaturat ulen ndjeshëm: Meteorologia Bani parashikon si do jetë moti këtë fundjavë

Temperaturat ulen ndjeshëm: Meteorologia Bani parashikon si do jetë

Meteorologia Adiola Bani nga Meteoalb bën parashikimin e motit për fundjavën, ku thotë se pritet rënie e ndjeshme e temperaturave me minus dy gradë në zonat malore, ndërsa temepraturat maksimale jo më shumë se 16-17 gradë. Por a priten reshje shiu? Në veri do ketë reshje të pakta dëbore.

Adiola Bani:

E shtuna do na sjellë vranësira të dendura në territor, reshje të pakta dëbore në zonat veriore dhe verilindore. Reshje të shiut të izoluara priten në jug të territorit ndërsa zonat qendrore do vijojnë të mbeten me thjellime të herëpashershme.

Sërish e diela dhe fundjava na kthejnë motin e kthjellët. Rënie të ngdjeshme të temperaturave presim gjatë mëngjeseve të fundjavës duke zbritur në minus dy gradë Celsius në zonën malorë ndërsa maksimumi presim 16 apo 17 gradë Celsius në zonat bregdetare. 

*Tiranapost.al