Temperaturat zbresin në -17 gradë Celsius gjatë natës në Dibër, disa fshatra me rrugë të bllokuara

E Hënë 24 Janar 2022, 10:12
TiranaPost
Në qarkun e Dibrës temperaturat gjatë natës kanë zbritur në -17 gradë Celsius.
Problematike situata është në zonat e thella malore, në fshatrat e Krastës, Ostrenit, Trebishtit, në Tërnovën e Madhe e Zerqan ku janë krijuar edhe shtresa akulli e disa rrugë janë bllokuar për shkak të dëborës.
Ndërkohë për shkak të temperaturave shumë të ulëta kanë ngrirë tubacionet dhe kanë mbetur pa ujë banorët e qytetit të Peshkopisë dhe Bulqizës.