Aktualitet

Tensione në protestën kundër vizitës së ministrit grek Dendias, shoqërohen në komisariat disa protestues

Tensione në protestën kundër vizitës së ministrit grek

Vizita e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias ka ngritur në protestë PDIU-në dhe dhe disa organizata të tjera patriotike.

Gjatë protestës ka pasur tensione dhe përplasje të forta mes policisë dhe protestuese dhe janë shoqëruar disa persona.

Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi është shprehur se deri më tani janë shoqëruar në polici 24 persona, mes tyre edhe Boiken Ambazi përfaqësuesi i lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë.

"Janë 24 të shoqëruar dhe bashkë me ta edhe Boiken Abazi përfaqësuesi i lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë. I jam drejtuar disa herë policisë duke i thënë që s'kemi ardhur këtu për ju. Mos na tregoj policia shqiponjën që mban në ballë se s'kemi ardhur këtu për të. Ky është një turp. Në emër të 24 vetave do t'i mbaj mend një për një, të shkojnë në jug po janë trima dhe të kapin hajdutët dhe vrasësit jo të merren më shqiptarët e Çamërisë që protestojnë për ligjin e luftës. Do t'i shkoj deri në fund kësaj. Nëse jeni këtu për një çapë bukë më mirë hidhini ato kapele. Ato që janë shoqëruar janë çam, u them hajdemi të bëhemi bashkë për të drejtat tona dhe për ata që janë shoqëruar. Asnjë nga ju nuk e tërheq vëmendjen kur Rama në Greqi merr përsipër që censusin e ardhshëm do e bëjë me vetë deklarim. A e ruajtët ministrin e jashtme që të mos na shihte ne", tha Idrizi.