Tensionet në veri të Kosovës, Rama: Kurti ka mbështetjen e qeverisë shqiptare
E Hënë 12 Dhjetor 2022, 12:01
TiranaPost
Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit për projektin e Porto Romanos, ka shprehur mbështetjen ndaj Kosovës për situatën e tensionuar që po ndodh në veri.
‘Përshëndes Kryeministrat Kurti dhe Kovaçevski, e patën të pamundur të ishin këtu për shkak angazhimesh. Në rastin e Kurtit e keni parasysh që bëhet fjalë për situatën në veri, dhe kanë të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë', u shpreh Rama.