Aktualitet

Tentoi të kalonte 67 mijë paund në Rinas, zbulohet i huaji nga Tunizia

Tentoi të kalonte 67 mijë paund në Rinas, zbulohet i huaji nga

Një 63-vjeçar nga Tunizia, banues në Angli, tentoi që të kalonte në Rinas 67.850 paund, të padeklaruara. Ai është proceduar penalisht nga Policia në Rinas pasi iu gjetën paratë në çantën e shpinës dhe në valixhe, të cilat më pas iu sekuestruan.

Sipas Policisë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, shtetasin J. D., 63 vjeç, lindur në Tunizi dhe banues në Angli.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur, në çantën e tij të shpinës dhe në valixhe, shërbimet e Policisë Kufitare, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 67850 paund.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga ana e seksionit të ZMP-së, shtetasi J. D. u procedua penalisht për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi".