Aktualitet

Tentoi të ndërpriste një konflikt mes dy familjeve! Plagoset me armë zjarri oficeri i Policisë në Berat

Tentoi të ndërpriste një konflikt mes dy familjeve! Plagoset me

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Beratit. Sipas raportimeve mediatike një oficer policie i cili kishte hyrë në mes të një konflikti të armatosur mes dy familjeve në një lokal të Beratit, ka mbetur i plagosur nga një plumb në këmbë dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Bëhet me dije se punonjësi i plagosur i Policisë është Elton Boduri, 24 vjeç. Forcat e rendit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë hapur një hetim për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj dhe vënien e fajtorëve përpara drejtësisë.

Tiranapost.al