Aktualitet

Tentojnë të grabisin dyqanin e telefonëve në Fier, 3 autorët përplasin makinën e policit

Tentojnë të grabisin dyqanin e telefonëve në Fier, 3

Tre persona tentuan të vjedhin një dyqan telefonash në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur rreth mëngjesit të sotëm në lagjen Kongresi i Përmetit. Mësohet se ka qenë një punonjës policie i cili ka pikasur tre personat  dhe ka parandaluar vjedhjen. Tre personat janë përplasur fizikisht me policing dhe teksa janë larguar kanë goditur makinën private të policit me makinën më të cilën u larguan. Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për kapjen e autorëve.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot rreth orës 06:10, në lagjen "Kongresi i Përmetit", Fier, tre persona të paidentifikuar kanë tentuar për të vjedhur dyqanin e celularëve në pronësi të shtetasit R. C.

Gjatë tentativës për të kryer vjedhjen autorët janë pikasur nga një punonjës i policisë i cili po shkonte për të marrë shërbimin në zonën policore.

Punonjës i Policisë ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u përplasur fizikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë goditur me automjetin e tyre mjetin privat të punonjësit të policisë.

Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët të cilat do të shërbejnë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

*Tiranapost.al.