Aktualitet

Tërhiqet Lleshaj: Nuk ka përgjim e gjurmim ndaj të dyshuarve pa lejen e prokurorisë!

Tërhiqet Lleshaj: Nuk ka përgjim e gjurmim ndaj të dyshuarve pa

Policia e Shtetit do të vijojë që ti marrë leje prokurorisë për të përgjuar persona të dyshuar për krime, gjithashtu për lokalizim, mbikëqyrje dhe zbardhje të bisedave elektronike. Në amendamentin e publikuar të propozuar nga Taulant Balla, Alket Hyseni, Elena Xhina dhe Ulsi Manja bëhet me dije se:

Policia e Shtetit merr, grumbullon, përpunon dhe dokumenton informacion dhe te dhëna nëpërmjet:

a) 'Mbikëqyrjes se veçante zanore te komunikimeve jo-elektronike te personave te dyshuar ne ambiente publike apo te hapura për publikun me autorizim te prokurorit'.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, propozoi dy javë më parë një variant që i jepte kompetenca policisë të lokalizojë dhe të mbikëqyrë përsona të dyshuar për krime, pa marrë lejen e prokurorisë.

Por ishte vetë prokuroria e Përgjithshme që u shpreh kundër këtij propozimi, ku kreu i Prokuorisë Olsian Çela tha se veprimet si hetimet, e gjurimimet mund të kryhen vetëm me aturozimin e prokurorisë.

Gjatë mbledhjes së Komisionit u diskutua se ky ndryshim nëse do ndodhtë mund të rrezikonte me tejkalim të komptencave të policisë.

Projektligji për policinë e shtetit përfshin gjithashtu kalimin e punonjësve të policisë në struktura shtetërore, si dhe një tjetër ndryshim që është propozuar nga deputetët që ka të bëjë me rikthimin në polici: kriterit që duhet të plotësojë i shtohet dhe vettingu. Kjo pikë pritet të diskutohet dhe nëse do të gjejë dakordësinë e ligjvënësve të tjerë në Kuvend.

Ministri Lleshaj ka propozuar që policët që kanë mbushur moshën 55 vjeç një pjesë e tyre mund të transferohen tek ‘Illyrian Guard’ për të shërbyer në ruajtjen e objekteve apo struktura si hetimi tatimor.

Punonjësit e policisë do kenë mundësi të ngrihen në detyrë shtetërore, me kushtin që duhet të heqin dorë nga statusi për t’u punësuar si civil.

*Sqarim: Amendamenti i publikuar nga Report Tv.