Aktualitet

Testim falas për depistimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës për grupmoshat 40-50 vjeç

Testim falas për depistimin e hershëm të kancerit të
Në kuadër të Javës Europiane të Sensibilizimit Kundër Kancerit të Qafës së Mitrës, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga qendra shëndetësore nr.4 në kryeqytet ka bërë thirrje që të gjitha gratë e grupmopshës 40-50 vjeç të drejtohen pranë qendrave shëndetësore për testimin falas.

“Ne kemi kryer deri më tani rreth 31 mijë testime HPV. Pra janë testuar mbi 30 mijë gra. Ndërkohë që kemi një përqindje grash, rreth 4% të cilat janë identifikuar me test pozitiv, pra që kanë pasur indikacion për të vajtur më tej tek gjinekologu dhe për të bërë një ekzaminim tjetër siç është ai i kolposkopisë apo edhe të tjera ekzamnimime shtesë që duhen për t’u mbrojtur pikërisht nga ky kancer dhe për të parandaluar pasojat”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu tha se çdo grua në grupmoshën 40-50 vjeç duhet ta kryejë këtë test të paktën një herë në 5 vjet.

“Kam ardhur pikërisht këtu në qendrën shëndetësore nr.4 dhe do ta kryej edhe vetë këtë test duke qenë se jam në grupmoshën që prek pikërisht realizimi i këtij testimi. Ky test realizohet në një mënyrë shumë të shpejtë dhe gjendet në qendrat shëndetësore kudo, ndaj kam një apel për të gjitha gratë e moshës 40-50 vjeç. Nuk duhet të hezitojnë për t’u kujdesur e para për veten dhe për të kryer një test i cili është fare i thjeshtë. Testi HPV është një test i është jetëshpëtues, në rastet kur ky test të identifikon një problematikë në kohë, e cila ndiqet më tej nga sistemi ynë shëndetësor”, tha Manastirliu.

Tiranapost.al