Aktualitet

Tezja e Mateos që u vra në Fier hedh dyshime se Çalamani nuk ka vepruar i vetëm në krimin makabër

Tezja e Mateos që u vra në Fier hedh dyshime se Çalamani nuk ka

Tezja e Mateos, vogëlushit që u vra në mënyrë makabre në Fier ka hedhur dyshime se vrasësi i nipit të saj Klodjan Çalamani nuk ka vepruar i vetëm për krimin e tmerrshëm.

Në një lidhje direkte me emisionin “ Me zemër të hapur”, tezja e vogëlushit të ndjerë është shprehur se duhet të bëhet ekspertiza. Teksa shton se po dalin shumë aludime në media të cilat nuk janë vërtetuar, askush nuk e ka parë Mateon që ka shkuar të blejë bukë.

“Kush i pa këto, kush i nxjerr këto deklarata”, tha tezja e Mateos që jeton në Itali.

Pjesë nga intervista:

"Po i lajmë faqet me lot. Po dëgjoj shumë gjëra në media. Kush e pa Meteon që shkoi bleu bukën, kush e dëgjoi Mateon duke i thënë përse ma ngacmon mamin? Nga dolën të gjitha këto. Po pikëllohemi akoma më shumë. Ekspertiza të kryhet, t’u merret edhe fija e flokut”, është shprehur ajo.

Ka qenë një grua në moshën e mamasë tënde?

Adriana: Po

Ju thoni që Çalamani nuk ka qenë i vetëm? Kush është personi që mund ta ketë shtyrë, është brenda familjes së motrës?

Adriana: Patjetër që brenda do të jetë.

Keni ndonjë dyshim?

Adriana: Nuk di të them me detaje se kush është, por duhet të merret ekspertizë dhe ajo të varet. Më kanë informuar që motra mbrëmë ka qenë në polici, por nuk e di për çfarë. Duhet të dalë e drejta sepse do dëgjoj shumë gjëra në media. Çfarë janë të gjitha këto…Kush ishte prezent, kush i nxori këto fjalë?

Tiranapost.al