Aktualitet

Thaçi komenton vendimin e Albin Kurtit për karantinimin e shqiptarëve: Me Serbinë e hape kufirin si në bahçe të babës

Thaçi komenton vendimin e Albin Kurtit për karantinimin e

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka komentuar vendimin e Albin Kurtit për hapjen e kufijve me Shqipërinë. Por shqiptarët që do të shkojnë drejt Kosovës do karantinohen për 7 ditë deri në përgjigjen e analizave të koronavirusit. Ai vendosi dhe taksë për makinat transportuese për shkak të dezinfektimit me 22 euro por u tërhoq nga vendimi. 

Hashim Thaçi shkruan se Albin Kurti hapi kujftë me Serbinë dhe nuk vendosi asnjë kusht, ndërsa për shqiptarët po vështirëson lëvizjen e lirë. Ai e quan absurditet dhe thotë këto veprime të tij janë shqelmat e fundit nga zyra e uzrpuar. E ka fjalën për vendimin e Kushtetueses që i hapi rrugë qeverisë së re të Kosovës pa zgjedhje të reja apo të parakohshme siç kërkoi kreu i Vetëvendosjes.

Postimi i plotë: 

Albin Kurti derisa ka hapur krahë më krah kufirin me Serbinë, për të hyrë kushdo, pa asnjë procedurë si në bahçe të babës, ai nga zyra e uzurpuar sot ka urdhëruar dhe keqpërdorur Policinë e Kosovës. Ai padrejtësisht dhe kundërligjshëm sot ka urdhëruar policinë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në territorin e Kosovës, përpos vonesave procedurale, të dërgohen shtatë ditë në karantinë për të pritur testimin për COVID-19. Po ashtu, me veprime shtesë, ai ka urdhëruar që automjetet transportuese që hyjnë nga territori i Shqipërisë në emër të dezinfektimit të ngarkohen me taksë të veçantë, duke rënduar edhe më shumë lëvizjen e lirë dhe qarkullimin e mallrave.

Ky është absurditet! Hapet me Serbinë dhe e mbyllë Kosovën nga Shqipëria. I heq taksën Serbisë dhe ia vë Shqipërisë.

Ky është predikuesi i bashkimit kombëtar! Në fakt, këto veprime janë shqelmat e fundit të Kurtit nga zyra e uzurpuar! HTH

Ndërkaq, edhe kryeministri Rama postoi një status pas vendimit të Kurtit.

Postimi i plotë:

Na hap kufijtë o Ramazon se gjithë bota i ka hap!"e kur thosha jo s'i ka hap gjithë bota, ne do jemi nga të parët fare, gënjeja unë! Po tani që ne i hapëm e shikoni që të tjerët jo? E pra, unë kam njëmijë të meta, po NUK GËNJEJ dhe mirë a keq THEM ATË QË BËJ DHE BËJ ATË QË THEM! Dhe mos keqkuptohemi, s'e kam me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dezinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur! Prandaj DURIM, BESIM dhe KUJDES NGA NXITIMI NË NGRËNIEN E RRENAVE se helmojnë gjakun e çorodisin mendjen!