Aktualitet

The Economist nxjerr tabelën me vdekjet e tepërta gjatë pandemisë. Çfarë do të thotë dhe ku renditet Shqipëria

The Economist nxjerr tabelën me vdekjet e tepërta gjatë

Shqipëria është mes 20 vendeve më të prekura kur bëhet fjalë për vdekjet e tepërta gjatë pandemisë së koronavirusit, e renditur në vendin 17, ndërsa Maqedonia e Veriut në vendin e gjashtë. Tabela i përket analizës së shifrave zyrtare nga The Economist.

The Economist nxjerr tabelën me vdekjet e tepërta gjatë

Por çfarë do të thotë kjo?

Vdekje të tepërta i referohen numrit të vdekjeve nga të gjitha shkaqet gjatë krizës së pandemisë së Covid, mbi ato që pritej të regjistroheshin në kushte normale pa pandemi, dhe në mënyrë tipike të krahasuara me mesataren historike të viteve të fundit.

The Economist nxjerr tabelën me vdekjet e tepërta gjatë

Peruja kryeson listën e vendeve më të prekura në lidhje me vdekjet e tepërta, me 412 për 100,000 njerëz. Më tej lista vijon me

-Bullgaria (338)

-Meksika (321)

-Rusia (313)

-Lituania (301).

-Maqedonia e Veriut (283).

The Economist nxjerr tabelën me vdekjet e tepërta gjatë

Në listë janë dhe vende të tjera që po regjistrojnë nivele të tepërta vdekjesh mbi 200 për 100,000 njerëz. Shtetet e Bashkuara renditen në vendin 23 me një normë prej 182.

Shkalla e vdekjeve të tepërta vlerësohet të jetë një nga mënyrat më të mira për të vlerësuar ndikimin e pandemisë pasi përfshin më shumë sesa thjesht numrin zyrtar të vdekjeve.

Raporti përfshin njerëz që vdiqën pa bërë një test Covid-i, si dhe ata që ndërruan jetë nga shkaqe të tjera si rezultat i bllokimit dhe efekteve të goditjes në kujdesin spitalor për shkak të koronavirusit.

Shifrat nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) janë analizuar nga The Economist.

Linku origjinal nga The Economist me tabelat e plota këtu.

The Economist nxjerr tabelën me vdekjet e tepërta gjatë

*Tiranapost.al.