Aktualitet

The Independent sugjeron Shqipërinë, mes pesë destinacioneve dimërore

The Independent sugjeron Shqipërinë, mes pesë destinacioneve

“Bukuri të pacënnuara natyrore dhe çmime të përballueshme.”

Gazeta prestigjoze britanike, The Independent, ka sugjeruar Shqipërinë ndër 5 destinacionet që duhet vizituar këtë dimër në Europë.

Destinacionet e tjera të përfshira në listë përfshijnë: Spanjën, Portugalinë, Greqinë dhe Turqinë.

Ja çfarë shkruan gazeta britanike për Shqipërinë:

Shqipëria është një nga perlat e Evropës me plazhe të pacënuara dhe bukuri natyrore. Për pushime të lira dimërore vizitoni Shqipërinë në nëntor.

Fluturimet gjatë këtij muaji kushtojnë 36 euro me “Wizz Air” nga aeroporti i Lutonit.

Një autobus nga aeroporti i Tiranës për në qytetin bregdetar dhe resortin kryesor të Durrësit kushton 6 euro.

Qëndrimi për një javë në hotelin me katër yje “Zanzi” kushton 224 euro.

Për pushime dimërore pranë Adriatikut do të shpenzoni më pak se 24 euro në ditë, ose 160 euro për person për një javë.