Aktualitet

Theu me gurë xhamat e qendrës shëndetësore në Elbasan, policia identifikon dhe procedon autorin e ngjarjes  

Theu me gurë xhamat e qendrës shëndetësore në Elbasan,

Policia e Elbasanit ka identifikuar autorin i cili qëlloi me gurë dhe theu xhamat e qëndrës shëndetësore në Elbasan.

Mësohet se është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A.B., banues në Elbasan.

Presoni në fjalë sot rreth orës 12:00 , ka goditur me gurë dritaret duke thyer xhamat e Qëndrës Shëndetësore në lagjen “Skënderbej”, Elbasan.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrim i pronës” shtetasin:

A.B., banues në Elbasan, pasi sot rreth orës 12:00 , ka goditur me gurë dritaret duke thyer xhamat e Qëndrës Shëndetësore në lagjen “Skënderbej”, Elbasan.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, më herët ka dënuar sulmin e Qendrës Shëndetësore në Elbasan duke e konsideruar atë të nxitur nga gjuha e urrejtjes.

Manastirliu përmes një statusi shprehej se agresioni kundër institucioneve jetëshpëtuese, po përdoret këto kohë kundër bluzave të bardha.