Thirret në Polici një nga kontrollorët e AlbControl

E Mërkurë 7 Prill 2021, 23:12
TiranaPost
Një prej kontrollorëve të AlbControl të cilët kanë pezulluar punën ditën e sotme duke e justifikuar këtë grevë me “stres në vendin e punës”, është paraqitur mbrëmjen e sotme në Policinë e Shtetit.
Sipas raportimeve mediatike, kontrollori Muhni Mezini është telefonuar nga forcat e rendit për të dhënë informacione në lidhje me situatën e krijuar ditën e sotme, që mund të interpretohet edhe si një shkelje penale. Mezini i është përgjigjur thirrjes dhe ka shkuar vullnetarisht në komisariatin e Policisë.
Tiranapost.al