Aktualitet

Thirrja e Erion Braces për ata që do festojnë Halloween-in: Pashë lokalet në Bllok e tek Rruga e Salës të përgatitur për tu shqyer në lekë dhe në COVID

Thirrja e Erion Braces për ata që do festojnë Halloween-in:

“Pash gjatë paradites lokalet në Bllok, e tek RRUGA E SALES, të përgatitur për tu shqyer në njerëz, në pije, në lekë, por edhe për tu përlyer në COVID për nder të KUNGULLIT”, kështu shkruan zëvendëskryeministri Erjon Braçe teksa bën thirrje për të mos u grumbulluar për shkak të pandemisë Covid-19. Ai ngre disa pyetje, përmes të të cilave vë përpara përgjegjësisë të rinjtë teksa shton se familjarët nuk iu kanë asnjë borxh që t’iu marrin jetën.

Statusi i plotë i Braçes:

KENAQU ME KUNGULLIN TEND!
MOS U BEJ KUNGULL;
MOS U INFEKTO SOT,
MOS INFEKTO FAMILJEN TENDE NESER!

Pash gjate paradites lokalet ne Bllok, nga Ëhisky, Code, Salt e cdo zgeq aty e tek RRUGA E SALES,
te pergatitur per tu shqyer ne njerez, ne pije, ne leke por edhe per tu perlyer ne COVID per nder te KUNGULLIT!

ASNJE MASE KUNDER COVID SIPAS LIGJIT E PROTOKOLLIT!

Kur ata e refuzojne ligjin sot,
po sot ligji do ti begenise me cdo rregull e nen, tavoline me tavoline;

Por pertej tyre;
PO TI VETE CPO BEN?
A MENDON NJE MINUTE TE VETME?
A ke prinder ne shtepi, gjysher?!
Nuk ta kane per borxh ti infektosh,
tu marresh jeten e shpirtin!

Po per vete a mendon;
Ne spital sot, tani, ka edhe 16 vjecare,
edhe 22 vjecare, edhe 33 vjecare;
Jane keq!

Si mund te jesh kaq kungull e te falesh jeten per nje kungull?!

Mbro veten!
Rriji larg sot klubeve ne Bllok e tek rrugica e Sales!

Harxhoi leket nje dite tjeter!
Ngarkesa e infeksionit sot do jete tmerresisht e madhe;
Mos u mblidh me kunguj qe neser duan krevat ne spital!

Mos u bej kungull!