Thirrja e Papës këto Krishtlindje: Le të heshtin tingujt e armëve!
E Mërkurë 25 Dhjetor 2024, 13:48
TiranaPost
Papa Françesku ka bërë thirrje këto Krishtlindje për të ulur armët.
Deklarata e tij vjen pak orë pas sulmit ajror masiv nga Rusia në Ukrainë. Ky është dimri i tretë në luftë, që po kalon Ukraina.
"Të heshtin tingujt e armëve në Ukrainë. Të arrihet guximi i nevojshëm për të hapur derën e negociatave dhe gjesteve të dialogut dhe takimit, në mënyrë që të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme", tha Papa.