Politikë

Tirana bëhet me 36 mandate, si ndryshon harta elektorale për zgjedhjet e 25 prillit

Tirana bëhet me 36 mandate, si ndryshon harta elektorale për zgjedhjet

Ndryshon harta elektorale lidhur me mandatet për deputet në qarqet e vendit. Vendimi u mor nga Komisioni Rregullator. Sipas ndryshimeve, Tirana bëhet me 36 mandate, ndërsa qarku i Dibrës dhe Gjirokastrës do të kenë nga një mandat më pak.

Sipas Komisionit Rregullator, 32464 është numri mesatar i shtetasve që i takojnë çdo mandati. Numri i shtetasve për çdo zonë zgjedhore është pjesëtuar me numrin mesatar të shtetasve që i takojnë çdo mandati 32464 shtetas, dhe çdo zone zgjedhore i është caktuar një numër mandatesh, i barabartë me numrin e plotë të përftuar nga ky pjesëtim.

Pas këtij veprimi mbetën pa u shpërndarë edhe 7 mandate për të plotësuar numrin 140.

Numri i mandateve:

Qarku Berat – 7 (shtatë) mandate

Qarku Dibër– 5 (pesë) mandate

Qarku Durrës – 14 (katërmbëdhjetë) mandate

Qarku Elbasan – 14 (katërmbëdhjetë) mandate

Qarku Fier  – 16 (gjashtëmbëdhjetë) mandate

Qarku Gjirokastër – 4 (katër) mandate

Qarku Korçë – 11 (njëmbëdhjetë) mandate

Qarku Kukës – 3 (tre) mandate

Qarku Lezhë – 7 (shtatë) mandate

Qarku Shkodër – 11 (njëmbëdhjetë) mandate

Qarku Tiranë – 36 (tridhjetegjashtë) mandate

Qarku Vlorë – 12 (dymbëdhjetë) mandate

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë, brenda 5 ditëve nga shpallja e tij.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ.