Aktualitet

Tirana me autobusë hibrid-elektrik, Veliaj tregon kur do të prezantohen

Tirana me autobusë hibrid-elektrik, Veliaj tregon kur do të
Foto Ilustruese

Tirana pritet të ketë së shpejti një flotë të re moderne me autobusë miqësor me ambientin. Në një intervistë për News 24, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj deklaroi se këtë fundjavë do të prezantohet flota e autobusëve të parë hybrid elektrik, por ende nuk ka datë se kur do të vihen në funksion:

“Kur janë me shpejtësi të ulëta brenda qytetit janë me energji elektrike dhe vetëm kur dalin nga vija e verdhë e qytetit punojnë me gas. Kështu që jam i përkushtuar t’i shkoj deri në fund premtimeve, pavarësisht se shumë prej projekteve na u desh t’i alternonim, ose t’i ndryshonim rrugës. Fjala që bie u bllokua i gjithë tregu kinez, kështu që kërkuam për autobusë në tregun europian. Janë gjëra që kush punon e kupton që janë anomali që ndodhin dhe t’i duhet t’i japësh patjetër një zgjidhje. Kush nuk punon dhe rri gjithë ditën në facebook edhe shan, edhe vendos gjoba, ai është një sport që unë nuk di ta luaj, por e kuptoj që vetëm ai që punon ia qan hallin punëtorit tjetër”, theksoi Veliaj.

*Tiranapost.al.