Aktualitet

Tirana me mbi 14 mijë të infektuar aktivë me koronavirus: Këto janë qytetet me rastet e zbuluara sot

Tirana me mbi 14 mijë të infektuar aktivë me koronavirus:

581 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit. Ndërsa 5 pacientë e kanë humbur betejën me Covid. Ministria e Shëndetësisë njofton se kanë ndërruar jetë: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 276 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 177 raste në Tiranë, 37 raste në Vlorë, 28 raste në Elbasan, 26 raste në Durrës dhe Fier, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Kavajë, 20 raste në Dibër, 19 raste në Shkodër, 16 raste në Krujë dhe Berat, 14 raste në Sarandë, 12 raste në Mat, 10 raste në Kamëz dhe Peqin, 9 raste në Kukës, 8 raste në Kurbin, Prrenjas, Gramsh, 7 raste në Mallakastër, Divjakë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Librazhd, Bulqizë, Shijak, Kuçovë, Libohovë, 4 raste në Korçë, Tropojë, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Belsh, 3 raste në Rrogozhinë, Delvinë, Vau i Dejës, Dropull, 2 raste në Tepelenë, Vorë, Patos, Poliçan, 1 rast në Mirditë, Përmet, Selenicë, Roskovec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,090 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (16 Janar 2021)

Raste të reja ditore        581
Të shëruar në 24 orë     465
Të shtruar në spitale     276
Humbje jete në 24 orë   5
Testime ditore              3029

Testime totale            310,667
Raste pozitive             67,216
Raste të shëruara       40,090
Raste Aktive                25,856
Humbje jete                 1270

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14899
Fier  1923
Shkodër   1384
Durrës  1429
Lezhë  1017
Vlorë   1030
Korçë    890
Elbasan  1032
Berat  832
Dibër  552
Gjirokastër 477
Kukës 391

*Tiranapost.al.