Aktualitet

Tokë ose para në dorë! Kjo do të jetë formula me të cilën do të bëhen shpronësimet në Porto Romano

Tokë ose para në dorë! Kjo do të jetë formula me

"Pronë private me tokë shtetërore ose para në dorë", do të jetë kjo formula me anë të cilës do të shpronësohen ata që preken nga ndërtimit i portit të ri tregtar në Porto Romano. Tre ditë nga hapja e garës ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri, në Fletoren Zyrtare është publikuar edhe vendimi i Agjencisë Shtetërore të Shpronësimeve.

"Nëpërmjet shkëmbimit të pasurisë, pronë private, që shpronësohet me një pasuri tjetër të paluajtshme, në pronësi të shtetit me të njëjtën vlerë me pasurinë që shpronësohet si dhe nëpërmjet kombinimit të formës së shpërblimit në vlerë financiare me shkëmbimin në natyrë të pasurisë, pronë private, që shpronësohet me një pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetit"

Janë gjithsej 309 pronarë të pasurive të paluajtshme me sipërfaqe gati 1.5 milionë m2 që preken nga projekti. Vlera e shpronësimeve përllogaritet në mbi 821 milionë lekë. (grafik 1) Kjo shumë do të përdoret në rastet kur nuk do të arrihet marrëveshja për shkëmbim pronë private me tokë shtetërore.