Tomini: Jemi në situatë transmetueshmërie të lartë të virusit

Pavarësisht numrit të ulët të rasteve me Covid ditën e djeshme, kur nga rreth 700 dy ditë më parë, dje u raportuan mbi 500, shefja e Epidemiologjisë në ISHP Eugena Tomini thotë se në fakt jemi në një situatë transmetueshmërie të lartë të koronavirusit.
Në intervistë për News 24 ajo tha se tendenca e rasteve është në rritje, ndërsa shtoi se fatkeqësisht agresiviteti i simptomave shkakton edhe fatalitete, të pashmangshme në një pandemi.
Tomini:
Aktualisht jemi në një situatë me tendencë në rritje të rasteve të konfirmuara, pavarësisht të luhatjeve të ulëta, jemi në situatë me transmetueshmeri të lartë. Megjithatë e kemi në kontroll.
-Shifrat me personat që humbin jetën është shqetësuese?
Në fakt agresiviteti i simptomave, gjendja e pacientëve nuk është gjendje e lehtë apo raste të moderuara janë raste të rënda që kërkojnë trajtim spitalor, fzatkeqësisht vdekjet janë pjesë e kësaj pandemie. Niveli i vdekjeve është 2.1 %. Duhet të gëzohemi me faktin tjetër që shumë të tjerë janë kuruar dhe shëruar nga kjo pandemi.
-Mesatarisht për sa kohë mërret tani përgjigjja e tamponit
72 orë maksimumi. Janë bërë shumë përpjekje për të ngritur kapacitetin. Ata që presin tamponin duhet të izolohen.
*Tiranapost.al