Aktualitet

Tragjedi në Mal të Zi/ Vriten me armë zjarri 11 persona, mes tyre dhe dy fëmijë

Tragjedi në Mal të Zi/ Vriten me armë zjarri 11 persona, mes

Një tragjedi ka ndodhur në Mal të Zi ku janë vrarë 11 persona dhe janë plagosur 6 të tjerë. Një 34-vjeçar, i identifikuar si Vuko Boriloviç, ka qëlluar me armë njerëzit në rrugë, pas një konflikti familjar, bëjnë me dije mediat.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00. Fillimisht u raportua se autori ishte ekzekutuar nga policia, por prokuroria njoftoi se ai u vra nga një bashkëqytetar.

Mes viktimave janë edhe 2 fëmijë ndërsa mes të plagosurve që janë dërguar në spital për trajtim mjekësor është edhe një polic.

Kryeministri malazez Dritan Abazoviç ka reaguar pak pas masakrës.

“I ftoj të gjithë qytetarët e Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Cetinjës”, shkruan Abazoviç në Telegram.