Aktualitet

Tragjedia me familjen Josifi në Kombinat. Shoqja e Blertës: E njihja ndryshe…

Tragjedia me familjen Josifi në Kombinat. Shoqja e Blertës: E njihja

Etlva Kreçi është shoqja e Blerta Josifi, e mbijetuara e vetme nga tragjedia në familjen e saj në Kombinat. Nëna dhe motra e saj u vetëflijuan me shpresën për ringjallje. Motra Anisa u mbajt prej më shumë se një viti e pajetë e shtëpi, ndërsa nëna me Blertën kryenin rite për ta ringjallur. Por për shkak të mosushqyerjes edhe nëna ndërroi jetë, ndërsa Blerta u gjend në gjendje të rënduar me dy korrik.

Por Etleva, shoqja e Blertës në Përmes, aty ku jetonin para se të vinin në Tiranë thotë se ajo njihte një Blertë ndryshe, plt energji, jetë dhe ëndrra. Ajo ka treguar gjithashtu se edhe pas vdekjes së babait të saj, nuk ndikuan në rezultatet e mira në shkollë, ku fitoi edhe një degë në Universitet.

Tragjedia me familjen Josifi në Kombinat. Shoqja e Blertës: E njihja

Në rrëfimin e saj në News 24, Etleva tha:

"Nuk është e lehtë të japësh deklarata. Me Blertën kam ndarë 8 vite të studimit tonë. Këto vite kanë qenë me pafajësinë fëmijërore. Blerta karakterizohet nga përkushtimi i madh për mësimet dhe familjen. Mundohej të ndihmonte nënën dhe motrën Anisën. Vajzë aktive, plot ëndrra, plot jetë. Ngjarja ka ndodhur 10 ditë para mbrëmjes së maturës po mbështetjen e familjarëve vazhdoi studimet dhe i mbaroi me sukses. Takimi i fundit ka qenë 6 vite më parë, kemi pirë kafe me Blertën e Anisën në Përmet, më tregoi për jetën e saj. Ishin vajza me shumë energji pozitive.Nëna e saj ishte një zonjë, e thjeshtë deri në madhështi, e përkushtuar ndaj vajzave të saj.

Ishte periudha kur përgatiteshim dhe të jepnim dhe provimet në universitet. Ajo fitoi një universitet shumë të vështirë. Nuk i shfaqte për besimin e saj në shoqëri.

Të gjithë ata që bëjnë deklarata apo shkrime të mos lëndojnë më shumë se vetë ngjarja. Jam për t’i dhënë një dorë të fortë blertës për të qenë dhe njëherë Blerta që ka qenë, vajza me ëndrra, plot jetë, e qeshur dhe kjo periudhë qoftë sa më e shkurtër. Blertës do i thosha gjej forca tek vetja për të kaluar çdo gjë. Ishte shokuese për mua”.

Prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, ndaj disa sekteve fetare. Vetë Blerta ka treguar se ka qënë pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait para disa vitesh dhe se me motrën dhe nënën kanë shkuar shpesh edhe tek Kisha Ungjillore.