Rajoni

Tragjedia në Bullgari, autobusi ku humbën jetën 46 persona pa licencë për transport ndërkombëtar

Tragjedia në Bullgari, autobusi ku humbën jetën 46 persona pa

Detaje të reja janë zbardhur mbi autobusin, në të cilin po udhëtonin 53 persona, 46 prej të cilëve humbën jetën dhe 7 të tjerë u plagosën si pasojë aksidentit tragjik që ndodhi në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm në Bullgari.

Hetimi nga autoritetet bullgare ka zbuluar disa parregullsi në punën e kompanisë së transportit “Besa Trans”, pronë e të cilës ka qenë autobusi, raportojnë mediat maqedonase.

Kompania ka pasur licencë për transport ndërkombëtar por jo edhe licencë për automjetin në fjalë. Automjeti i djegur nuk ka qenë i lajmëruar dhe nuk është në bazën elektronike të ministrisë së Transportit.

Për shkak të dëshmive të deritanishme se transportuesi ka bërë transport pa licencë për automjetin, në bazë të Ligjit për transport në trafikun rrugor, Ministria e Transportit ka filluar procedurë për marrjen e licencës për punë. Gjithashtu qeveria angazhoi inspektoratin e transportit të bëjë inspektim të jashtëzakonshëm të punës së kompanisë”, deklaroi Bllagoj Boçvarski, ministër i Transportit.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli tre ditë zie në të gjithë territorin. Flamujt janë ulur në gjysmështizë. Ditë zie shpalli edhe Bullgaria për ditën e nesërme, në të gjithë territorin e saj.

Pas Maqedonisë së Veriut, 24 nëntorin e shpallën ditë zie edhe Bullgaria dhe Kosova.

Tiranapost.al