Aktualitet

Tragjike në Berat/ Makina del nga rruga dhe përfundon në lumë. Humbin jetën nëna me fëmijën

Tragjike në Berat/ Makina del nga rruga dhe përfundon në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Berat. Një nënë dhe djali i saj 6-vjeç kanë humbur jetën pasi automjeti me të cilin po udhëtonin u rrëzua në lumin Osum.

Po hetohen shkaqet e aksidentit, ndërsa bëhet e ditur se fëmija kishte pasur vigon në dore, duke ngritur kështu dyshimet se e ëma ishte duke nxituar për ta dërguar në spital.

Ishin qytetarët që vrapuan për të shpëtuar nënë e bir, por nuk ia dolën.