Aktualitet

Tragjike në Maqedoninë e Veriut: Sot numri më i lartë i viktimave që nga shpërthimi i Covid-19

Tragjike në Maqedoninë e Veriut: Sot numri më i lartë i

Në vetëm 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 13 viktima, pacientë të infektuar me koronavirus.  Numrin më të madh të viktimave e ka Shkupi me 9. Numri i të infektuarve në raste ditore gjithashtu është shqetësues.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1653 teste, prej të cilëve 173 rezultuan të infektuar me koronavirus.  Shkupi kryeson me 9 viktima dhe 75 të infektuar brenda një dite.

Ndërsa 7 viktima janë shënuar sot në Gostivar. Ata janë shtatas të huaj që kanë mbërritur në vendin fqinj. Numri i të shëruarve sot është 150. Shifrat janë bërë publike nga ministria e Shëndetësisë që bën apel për përdorimin e maskës, distancim fizik dhe higjienë.

Bilanci në Maqedoninë e Veriut, deri më tani:

6225 raste në total.

2748 janë shëruar.

319 pacientë kanë ndërruar jetë.

Raste aktive janë 3558.

Bashkimi Europian nuk i hapi kufijtë me Maqedoninë e Veriut, as me Shqipërinë. Por lista do përditësohet çdo dy javë dhe në fund do jenë vetë vendet e BE-së veçmas që vendosin me kë ti hapin kufijtë. 

Nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, lejohen të shkojnë në BE vetëm qytetarët serbë dhe ata nga Mali i Zi.