Aktualitet

Trajleri bllokon aksin rrugor Kavajë-Durrës: Njoftimi me rëndësi nga duhet të kalojnë shoferët drejt Tiranës

Trajleri bllokon aksin rrugor Kavajë-Durrës: Njoftimi me

Një trajler i rrëzuar në aksin rrugor Kavajë-Durrës ka shkaktuar bllokim të lëvizjes së makinave. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar përveçse dëme materiale. Policia e Shtetit iu bën thirrje shoferëve që duan të qarkullojnë në drejtim të Tiranës, të përdorin rrugën Rrogozhinë –Elbasan-Tiranë ose rrugë dytësore alternativ, pasi do duhet kohë për të lëvizur trajlerin e tonazhit të rëndë.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit
Në aksin rrugor Kavajë-Durrës, në dalje të Kavajës, është batuar një trajler, pa shkaktuar probleme në njerëz, por vetëm me dëme materiale dhe për pasojë është bllokuar lëvizja e automjeteve.
Nisur nga fakti se trajleri është i tonazhit të rëndë dhe për ta lëvizur nga rruga duhet kohë, pasi po shkon në vendngjarje një mjet i tonazhit të rëndë, Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që duan të qarkullojnë në drejtim të Tiranës, të përdorin rrugën Rrogozhinë –Elbasan-Tiranë ose rrugë dytësore alternative.
Shërbimet e Policisë janë në detyrë dhe po punojnë intensivisht për zhbllokimin e rrugës dhe për të orientuar drejtuesit e automjeteve për të qarkulluar në rrugë alternative dytësore ose në rrugën Rrogozhinë-Elbasan-Tiranë.

Trajleri bllokon aksin rrugor Kavajë-Durrës: Njoftimi me

*Tiranapost.al