Aktualitet

Tre ambasadorët nuk bënë asnjë koment pas takimit me Bashën

Tre ambasadorët nuk bënë asnjë koment pas takimit me

Pasi skadimit të afatit për të përfunduar Reformën Zgjedhore brenda 31 majit, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadori i BE Soreca dhe ambasadori britanik Duncan Norman zhvilluan sot një takim me liderin e PD-së, Lulzim Bashën.

Takimi në mesditë zgjati për rreth 60 minuta dhe kishte në fokus gjetjen e konsensusit për miratimin e Reformës Zgjedhore.

Pas diskutimeve, të tre ambasadorët, Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman u larguan nga selia e PD pa dhënë asnjë koment për mediat.

Takimi vjen një ditë pasi palët nuk arritën marrëveshje për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. 

Basha më 26 maj u zotua para Yuri Kim se Reforma Zgjedhore përfundon më 31 maj, por kjo e fundit pranoi se ky nuk është kusht i ndërkombëtarëve, por i palëve. Dje palët e shtynë takimin e radhës për një afat të papërcaktuar.

Sot Yuri Kim dhe Soreca kanë pranuar se palët janë ekstremisht afër një marrëveshjeje.