Tre arsyet që shkaktuan radhë të gjata dhe vonesa në Portin e Vlorës
E Hënë 23 Dhjetor 2024, 09:17
TiranaPost
Radhë të gjata automjetesh dhe orë të gjata pritjesh në Portin e Vlorës. Shkak është bërë fluksi i shtuar emigrantëve që vijnë për festa, kontrollet e shtuara dhe moti i keq.
Mbrëmjen e së dielës ka pasur vonesa të gjata, për më shumë se 3 ore dhe është vonuar zbarkimi i 164 makinave nga një traget.
Moti i keq ka bllokuar edhe disa linja të cilat nuk janë nisur ende për në destinacion.
Autoritetet portuale të Vlorës nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare për sqarimin e situatës.