Aktualitet

Tre ditë që rastet kalojnë 20. Ç’po ndodh dhe sa vatra infeksioni ka në Shqipëri?

Tre ditë që rastet kalojnë 20. Ç’po ndodh dhe sa

Tre ditët e fundit kanë qenë shqetësese për nga numri i të infektuarve pasi ka kaluar 20. Por pse ndodhi kjo rritje? E pyetur në lidhje me këtë ministrja Manastirliu tha se ka disa arsye.

Ogerta Manastirliu:

Jemi në situatë epidemie. Ka disa arsye, pikësëpari presim me hapjen që të kemi rastet 18 maji ishte faza me hapjet më të mëdha dhe dy javët pas 18 majit që është periudha e inkubacionit, do kishim vlerësim të tillë me rritje rastesh, por ka patur dhe vatra të izoluara që kanë rritur numrin e rasteve. Në Shqëpri kemi mbi 20 vatra, kryesisht familjare të përqëndrara në Tiranë. Jemi ende në epidemi.

Kemi të shtruar 21 pacientë tek Infektivi, numër i qëndrueshëm.

Në terapi kemi vetëm tre, të intubuar asnjë.

Nëse do kishim trefishim të rasteve të reja, të shtruar deri ë 80 dhe të intubuar 15-20 raste mund të kishim stopim. Po pati rritje atëherë kemi rikthim të masave.

Intervista për Opinion.

COVID-19 – Statistika (28 Maj 2020)
Testime totale 15319
Testime molekulare 13993
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 1076
Raste të shëruara 823
Raste Aktive 220
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 122
Durrës 51
Krujë 17
Shkodër 12
Kamëz 9
Berat 6
Fier 2
Korçë 1